MENU
klinika

Emrat

‘Furtuna’ në diplomacinë shqiptare, Cakaj lëvizje të reja

28.03.2019 - 19:22

Vala e pastrimeve në shërbimin diplomatik, ka prekur një numër të konsiderueshëm përfaqësish të vendit tonë në botë.

Sipas informacioneve, nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashte sistemit. Faktet të cilat kanë shtyre grupin e punës të ngritur pranë MEPJ të marrë vendimet, konsiderohen më se të ligjshme.

Mësohet se Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londer dhe Fatjon Demnderi, me Misionin e Shqipërise në Gjenevë të Zvicrës, do të lirohen nga detyra.

Sipas burimeve, është urdhëruar që në Misionin në New York, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në listën e siguruar, vihet re edhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.

Gjatë ditëve e të fundit janë publikuar edhe lëvizjet e diplomatëve shqiptarë në Greqi. Kështu janë lëvizur Florian Nova, Enkelejda Riza dhe Pranvera Skane, këshilltare në Ambasadën shqiptare në Londër, si dhe konsullit te Romës Edmond Kumaraku. Vendimet për të shkëputur marrëdheniet e punës ose për transferim, janë marrë për shkak se këta punonjës kanë qëndruar në detyrë përtej afatit ligjor dhe kritereve të sanksionuara në ligj.

Ministri Cakaj, nënvizoi se një numer i të shkarkuarve nuk ka pasur performancën e duhur në punë, si dhe kanë pasur shume pak kontribut për të miratuar vijimin në detyrë.

 

Bashkë me gushtin largohen dhe temperaturat e larta

Java e re ‘sjell’ zyrtarisht vjeshtën, moti sipas SHMU

EMRAT / “Gonxhe betejë me Mziun, Balluku me Bardhin”

Përballja në 12 qarqe mes PS dhe PD!

Ndryshime në Asamblenë dhe Sekretariatin e PS

EMRAT/ Propozimet e Ramës për secilën strukturë të partisë