Jo pak, por shpesh herë është thënë e “stërthënë” që femrat në Shqipëri edhe pse mund të mbajnë të njëjtin pozicion me meshkujt, sërish paguhen më pak.
Por kjo gjë nuk ndodh gjithmonë. Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga INSTAT edhe pse meshkujt në total paguhen më shumë se femrat, ka disa grup profesionesh ku femrat dominojnë mbi meshkujt.
Të dhënat nga INSTAT:
-Në 2018, paga mesatare e femrave ishte 47.5 mijë lekë
-Në 2018, paga mesatare e meshkujve ishte 52.2 mijë lekë
-Bazuar mbi këto të dhëna, meshkujt paguhen rreth 10.7% më shumë sesa femrat.
Grup-profesionet që rendit INSTAT:
-Instituti i Statistikave ka renditur rreth 35 grup profesione
-Në vetëm 6 prej tyre, femrat kanë paga më të larta se meshkujt
Cilat janë këto 6 grup-profesione?
1. Drejtues administrativë dhe komercialë-20.2% më shumë
2. Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë-19.9% më shumë
3. Asistentë në administrim dhe biznes-10.8% më shumë
4. Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare-7.9% më shumë 5. Nëpunës të shërbimit të klientëve-4.2% më shumë
6. Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit-2.9% më shumë
Në 29 grup-profesionet e tjera meshkujt paguhen më shumë
Sa është paga e femrave në këto 6 grup-profesione?
-Drejtues administrativë dhe komercialë, në 2018 paguheshin rreth 156.4 mijë lekësh
-Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuar, me 96.6 mijë lekë në muaj
-Ligjvënës, nëpunës të lartë të adm. shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë, në muaj marrin 87.6 mijë lekë
-Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me 85.2 mijë lekë
-Specialistë të administrimit dhe biznesit, me 81.5 mijë lekë