MENU
klinika

Zbulon detaje

Gazetarja britanike dëbohet nga Shqipëria?/ Lleshaj: Kjo është e vërteta

12.03.2019 - 10:14

Në lidhje me gazetaren britanike Alice Taylor, ka ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Lleshaj pohoi se Taylor ka tejkaluar afatet ligjore.

Kujtojmë që gazetares i është mohuar qëndrimi në Shqipëri, ndonëse është shtatzënë dhe pret një fëmijë me vëllain e Florenc Hoxhës, ish-kreut të INUV.

Gazetari: Pse nuk është rinovuar leja e qëndrimit të gazetares angleze Alice Taylor? Lidhet me faktin që ajo raporton për Russia Today?

Lleshaj: Jo nuk ka lidhje. Ne nuk na shqetësojnë ata që kanë nënshtetësi shqiptare dhe raportojnë përditë për mediat e huaja. Do të ishte naivitet nëse ne do tëshqetësoheshim për këtë gjë. Ju e dini më mirë se unë që këtu ke një numër shumë të madh gazetarësh që raportojnë për media të huaja. Rasti në fjale, mesa jam informuar unë, ka të bëjë më tejkalim afatesh ligjore. Dhe nëse ju jeni në një vend të huaj, keni një leje qëndrimi dhe e shkelni lejen e qëndrimit pa aplikuar ju dilni jashtë. Nëse ju aplikoni pasi mbaron leja keni probleme ligjorë. Aplikimi për rinovimin e një leje bëhet 60 ditë përpara mbarimit të saj. Sepse nëse në ditën e fundit, autoritetet përkatëse kanë një problem atëherë ju ndodheni në kushte tën paligjshme në territorin ku je. Për rastin që flasim mesa jam informuar unë, kemi të bëjmë me një aplikim i cili ka ardhur pasi është mbaruar afati i lejes së mëparshme, në kushte ilegaliteti dhe pastaj kam përshtypjen që nuk është bërë nga personi aplikimi por është bërë nga një person tjetër dhe aplikimi bëhet personalisht.