MENU
klinika

Simptomat

Gjakderdhje të zgjatur? Femra, këto janë shenja çrregullimi!

21.03.2019 - 16:16

Femrat mund të kenë një çrregullim gjakderdhjeje, por shumë nuk janë të vetëdijshme për gjendjen pavarësisht se kanë simptoma.

Mësoni më shumë rreth çrregullimeve të gjakderdhjes tek femrat.

Çrregullimet e gjakderdhjes kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin riprodhues të një gruaje dhe në cilësinë e jetës. Çrregullimi më i shpeshtë i gjakderdhjes tek femra është nga sëmundja Willebrand (VWD), e cila ndodh kur gjaku nuk ka një proteinë të caktuar, duke rezultuar në gjakderdhje të tepruar ose të zgjatur. Gratë me çrregullime të gjakderdhjes përjetojnë anemi (numër i vogël i qelizave të gjakut në gjak) duke shkaktuar një ndjenjë të lodhje dhe dobësie, dhimbje gjatë një periudhe menstruale, kufizime në aktivitetet e përditshme dhe ndikon në cilësinë e jetës.

Është e rëndësishme për gratë të njohin shenjat dhe simptomat e një çrregullimi të gjakderdhjes dhe të shkojnë tek mjeku nëse kanë simptoma.

Shenjat dhe simptomat:

Menorrhagia (gjakderdhje e rëndë menstruale)

Gratë kanë më shumë gjasa të vërejnë simptoma të një çrregullimi të gjakderdhjes për shkak të periudhës së tyre menstruale. Gjakderdhja e rëndë ose e zgjatur menstruale, e njohur edhe si menorrhagia, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të gjakderdhjes.

Menorrhagia është gjakderdhje menstruale që zgjat më shumë se 7 ditë ose kur gjakderdhja menstruale është e rëndë.

Nëse mendoni se periudha e menstruacioneve mund të jetë e rëndë, përdorni një tabelë menstruale për të kontrolluar gjakderdhjen dhe bisedoni me mjekun për këtë. Gjakderdhja e rëndë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur ose të dobët nga anemia dhe mund të çojë në probleme të tjera të parandalueshme shëndetësore. Nëse menoragjia mbetet e patrajtuar, kjo mund të çojë në procedura mjekësore më serioze, por potencialisht të shmangshme, si një histerektomi (një operacion për të hequr uterusin ose mitrën e një gruaje).

Gratë që përjetojnë gjakderdhje të rëndë duhet të bisedojnë me mjekun rreth simptomave dhe të kërkojnë trajtim për të shmangur probleme serioze shëndetësore.

Simptoma të tjera të një çrregullimi të gjakderdhjes:

Marrja e trajtimit për anemi

Episodet e zgjatura të gjakderdhjes si rezultat i:

-Kirurgji dentare, kirurgji të tjera, ose lindje;

-Hunda rrjedh gjak (gjakderdhje më të gjatë se 10 minuta);

-Prerje ose lëndim (gjakderdhje më të gjatë se 5 minuta);

-Të kesh një anëtar të familjes që ka një çrregullim gjakderdhjeje, të tillë si VWD ose hemofilia.