07.03.2019 - 15:55
Në lumin Shkumbin të qarkut të Elbasanit, është gjendur ditën e sotme një trup i pajetë.
Mësohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari dhe është gjetur në breg të lumit në fshatin Muriqan.
Dyshohet se i moshuari nga Bradasheshi është mbytur pak kohë më parë dhe sot është pikasur trupi nga banorët.
Kufoma është dërguar në morgun e spitalit, ku do të realizohet identifikimi dhe zbulimi i shkaqeve të kësaj ngjarje.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës.