MENU
klinika

Merkel vendos afat

Gjermania mesazh të prerë Prishtinës e Beogradit

20.03.2019 - 12:03

Në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë mesazhin e saj të qartë.

Mediat serbe shkruajnë se Merkel përmes këshilltarëve Jan Hacker dhe Matthias Littenberg u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos ndërmarrin veprime deri në maj ose në qershor.

Ky afat i dhënë nga Gjermania lidhet me përfundimin e ciklit të zgjedhjeve në Parlamentin Europian.

Media serbe ‘Telegraph’ shkruan se Gjermania ua ka bërë të qartë Prishtinës dhe Beogradit se çfarëdo delimitimi apo ndryshim i kufijve duhet të përjashtohet nga marrëveshja.

Është një lojë që Gjermania e luan që në momentin kur Amerika është përfshirë në këtë histori. Zyryarisht ata u bëjnë thirrje Prishtinës që të heqin taksën ndaj mallrave serbe, mirëpo prapa skenës ata e inkurajojnë atë që të vazhdojë me këtë politikë”, citohet të jetë thënë nga këto burime.

Më tej në artikull thuhet se qëndrimi do t’u bëhet i qartë zyrtarëve shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi