MENU
klinika

Vendimi

Gjykata e la të lirë/ Çfarë kërkon Prokuroria për Ervin Matën?

08.03.2019 - 10:28

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për ta lënë të lirë, për biznesmenin Ervin Mata, i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok një tjetër vendim ka ardhur nga Prokuroria.

Me vendimin e gjykatës Organi i akuzës nuk është pajtuar, ndaj ka apeluar sot vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”.

Kujtojmë që në këtë ngjarje që tronditi opinionin publik, mbeti i vrarë Fabio Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Ndërkohë në burg në lidhje me ngjarjen vijon të qëndrojë biznesmeni Ervis Martinaj.

Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo.