MENU
klinika

Emrat

Greqi/ 20 të akuzuar për zjarret në 2018-ën

05.03.2019 - 19:50

Gjyqësori grek ka akuzuar 20 persona për dëmet e shkaktuara nga zjarret në 2018 në brigjet e Athinës.

Në korrikun e kaluar vdiqën 100 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Mes të akuzuarve janë governatorja e Atikës, Rena Dourou, kryetari i bashkisë të Maratona, Illias Psinakis, ajo e Rafina, Evangelos Bournous, ish-shefi i forcave zjarrfikëse, Sotiris Terzoudis dhe shefin aktual Vasilis Matheopoulos, në atë kohë zëvendës i tij.

Akuzohet edhe ish sekretari i përgjithshëm i mbrojtjes civile, Yiannis Kapakis.

Mes të akuzuarve është edhe një 65 vjeçar banor i zonës, autor i zjarrit të degëve në Daou, në malin Pendeli, nga ku besohet se ka nisur zjarri vdekjeprurës. Të gjithë rrezikojnë deri në 5 vjet burgim.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi