MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Fundoset anija në ishullin Samos

07.03.2019 - 16:32

Një anije me emigrantë u fundos pranë ishullit Samos, në Greqi ku si pasojë humbën jetën 3 persona, midis tyre 2 fëmijë.  

Të paktën 12 persona u gjetën në bordin e kësaj anijeje. Dy fëmijë vdiqën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më vonë, njoftuan rojet bregdetare.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (OIM), mbi 200 kandidatë për azil kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali.

Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë ose emigrantë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 000 nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.