Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të kenë pikë të re kufitare në rajonin e Prespës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nënshkroi marrëveshjen me ministren alternative për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu.
Ministri Dimitrov, deklaroi se kjo marrëveshje është e para e nënshkruar sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës.
“Kemi përsëri një Marrëveshje historike, pas suksesit historik në Prespë. Për shkak se për herë të parë në Marrëveshje zbatohet edhe emri edhe terminologjitë e kontraktuara në Prespë. Kam kënaqësinë që këtë Marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar tek “Markova Noga” në rajonin e Prespës e nënshkruam në tre gjuhë, në gjuhën maqedonase, atë greke dhe angleze.
Gjuha maqedonase që është e rëndësishme për ne dhe që e flasin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe diaspora jonë, por që nuk ka të bëjë me maqedonasit grek, në kontekst të nenit C”- deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i RMV-së.
Ministrja alternative greke, Sia Anagnostopulu deklaroi se ndjehet e lumtur që bashkëpunimi mes dy fqinjëve po thellohet.
“Falenderoj të gjithë, para së gjithash ministrit Dimitrov për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje historike dhe jam shumë e lumtur që të bashkëpunojmë dhe të forcojmë dhe thellojmë marrëdhëniet midis dy vendeve”- deklaroi Anagnostopulu.
Në takimin mes Dimitrovit dhe Anagnostopulu janë këmbyer mendime edhe për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, ku gjithashtu është përmendur edhe perspektiva evropiane e vendit tonë.