MENU
klinika

Zbulohet prejardhja parahistorike

Gurët pezull në Stonehenge

04.03.2019 - 11:52

Datojnë rreth tre mijë vjet më parë, gurët gjigantë që erdhën nga rreth 240 kilometra distancë në Stonehenge. Fjala është për gurët që përbëjnë kompleksin monumental parahistorik të në Amesbury, Wiltshire të Anglisë.

Këtë deklaratë e ka dhënë ekipi prej 12 shkencëtarësh nga Britania e Madhe, përbërë nga gjeologë dhe arkeologë, duke publikuar së fundmi të dhënat e sakta.

Sipas CNN, në deklaratën e tyre theksohet që “disa gurë më të vegjël të kompleksit, vijnë nga dy shpella në Galles-in perëndimor”.

Skuadra ka gjetur edhe instrumentet prehistorike, të tilla si pyka guri apo gjetje të tjera, të nevojshme për aktivitetin e zhvndosjes nga shpellat, që datojnë rreth viteve 3.000 p.e.s, epokë kur kishte filluar të ndërtohej një pjesë e Stonehenge-ut.

“Me siguri, kanë qenë vetë njerëzit që i kanë zhvendosur gurët gjigantë deri në vendin ku ndodhen sot, një distancë rreth 240 km” – e konfirmojnë autorët e studimit, shkencëtarë nga të gjitha vendet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Më në fund – shpjegon Joshua Pollard, docent në arkeologji pranë Universitetit të Southampton, – bien poshtë argumentet e vjetra, sipas të cilave ‘gurët blu’ janë spostuar nga akullnajat apo faktorë të tjerë.”

Grupi i punës së Pollard, që nga viti 2010 është marrë me analizën e kampionëve të gurëve të Stonehenge, në tentativën për t’i përshtatur me “Preseli Hills”, kodrat që ndodhen në Galles-in jugperëndimor.

 

Për të arritur më shumë përshtatshmëri, gjeologët provuan të shkrijnë qindra kampionë nga këta shkëmbinj. Ata bënë shumë eksperimente me rreze X dhe analizuan moshën e kristaleve, duke përdorur zirkon.

Guroret, të quajtura ‘Carn Goedog’ dhe ‘Craig Rhos-y-felin’, gjenden në anën veriore të kodrave, përballë zonës që është menduar gjithmonë.

Për këtë arsye, gurët, sipas studimit të fundit, vijnë nga pjesa veriore e Preseli Hills.

Shkencëtarët mendojnë se ka më shumë mundësi që shkëmbinjtë të jenë tërhequr me rrugë tokësore nga Galles-i në Angli, sesa të jenë transportuar nga lumi që ndodhet nga ana jugore. Ekziston gjithashtu mundësia që shkëmbinjtë të jenë përdorur për herë të parë, për të ndërtuar po aty një rreth me gurë, para se të transportoheshin në Salisbury.

“Arkelogët tani po e hedhin vështrimin mbi lidhjet parahistorike mes popujve të lashtë në Preseli dhe ultësirave angleze në lindje”, – ka shtuar Pollard.

“Stonehenge – përfundon raporti – mbetet një ndër shembujt më të qartë të zhvendosjes të shkëmbinjve gjigantë në distantanca të largëta, gjatë antikitetit”.

Vendndodhja e gurëve dhe rrethinat bëjnë pjese në UNESCO, që nga viti 1986, si edhe ndodhet nën mbrojtjen e “Scheduled Ancient Monument”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit