Vendimin e Hajdarit për të mos djegur mandatin e deputetes e ka komentuar edhe demokratja Grida Duma.
E ftuar në A2CNN, Duma tha se vendimi i takon forumeve dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, atëherë i njëjti vendim duhet të merret edhe për tjetrin, pasi sipas saj kështu funksionon në një organizatë.
Por për rastin e Hajdarit, ish-deputetja lë një mundësi për rikthimin.
“Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.
Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që e cilësoi si “stalinizëm” përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament.
“Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.