14.03.2019 - 10:20
Gjatë ditës së sotme është hapur njëri krah i segmentit nga TEG-u te tuneli i Kërrabës në aksin Tiranë-Elbasan.
Ky aks është hapur mëngjesin e sotëm, ditë në të cilën festohet edhe festa e Ditës së Verës.
Qytetarët udhëtojnë sot në segmentin e ri drejt Elbasanit. Sakaq, sot në Elbasan do të zhvillojë një vizitë edhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se punimet e këtij aksi kanë nisur tetë vite më parë.