MENU
klinika

Për të tretin vit radhazi

Hapet Panairi i Librit në Elbasan

11.03.2019 - 21:31

Panairi i Librit hapi zyrtarisht aktivitetet me rastin e Ditës së Verës në Elbasan.

Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Ky është i treti vit që Panairi i Librit organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që sipas organizatorëve, interesi ka ardhur në rritje.

Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka publikuar agjendën e aktiviteteve, të cilat nisën më 11 mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 marsit, kur familjet elbasanase dhe miqtë do t’u drejtohen vatrave familjare dhe ambienteve festive.