MENU
klinika

Vendimi

Haradinaj si Rama, mbyll lojërat e fatit

26.03.2019 - 17:02

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

“Ne kemi votuar ligjin të ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet pasi është publike, ndërsa të gjitha lojërat e fatit ndalen. Ata që kanë qenë në pushtet nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë. Kam thënë që kur të vijmë në pushtet do t’i ndalim disa punë”, ka thënë Haradinaj.

ramush-haradinaj-konica.al

Në fjalën e tij, Kryeministri kosovar është ndalur edhe te punonjësit e lojërave të fatit, ndërsa është shprehur se do t’i trajtojë sipas kostos së tyre.

“Çdo ligj e ka koston e vetë financiare. Edhe kalkulimet se çka ndodhë me atë pare nëse nuk përfundon në këto lojëra. Ajo pare qarkullon prapë në vend, sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm t’i trajtojmë të gjithë ata që kanë punuar, por mundësitë janë të kufizuara.

Kemi pasur shqetësim nga këta njerëz për vendet e tyre të punës, por pasojat e këqija kanë qenë më të mëdha se sa të mirat”, nënvizoi Haradinaj.