MENU
klinika

Elbasan

Hazizi në krye të Hipotekës

18.03.2019 - 15:59

Astrit Hazizi është emëruar drejtori i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) në Elbasan.

Ai zëvendësoi në këtë post Mariglen Dishën i cili u emërua drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë.

Astrit Hazizi njihet si specialist i fushës, pasi dhe më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit në këtë institucion.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë traditën e mirë të punës së krijuar gjatë viteve të fundit në ZVRPP Elbasan.