MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur me 16 mars?

16.03.2019 - 08:40

597 pes – Babilonasit pushtojnë Jeruzalemin dhe zëvendësojnë Jehojakinin me Sedekias si mbret. Gjatë historisë së tij, Jeruzalemi është shkatërruar dy herë, rrethuar 23 herë, sulmuar 52 herë, dhe të kapur dhe rikapur 44 herë. Pjesa më e vjetër e qytetit është themeluar në mijëvjeçarin e 4 pes, duke e bërë Jeruzalemin një nga qytetet më të vjetra në botë. Libri i Zanafillës (14:18), përmend një qytet të quajtur Salem, që besohet se i referohet Jeruzalemit Sipas një tradite hebraike, Jeruzalemi u themelua nga Semi dhe Eberi, të parët e Abrahamit.

1190 – Pogrom i Jorkut – hebrenjtë në Jork, Angli, të rrethuar në Kullën Clifford masakrohen ose kryejnë vetëvrasje për të shmangur pagëzimin në të krishterë.

1621 – Shefa të fiseve indiane të Amerikës vizitojnë koloninë e parë angleze në Plymouth, Massaçusets.

1802 – Nënshkruhet ligji për krijimin e Akademisë Ushtarake në West Point, Nju Jork.

1827 – Botohet gazeta e parë zezake, “Freedom Journal” në SHBA.

1922 – Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Geografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I, i cili u përmbys nga revolucioni egjiptian i vitit 1952 (vdiq në mërgim në Itali më 1965, në moshën 45 vjeçare). Motra e Farukut, Princesha Favzia Fuad ishte mbretëreshë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga revolucioni islamik më 1979.

1935 – Hitleri shkel marrëveshjet e Versajës duke dhënë urdhër për ri-armatimin e Gjermanisë.

1941 – Galeria Kombëtare e Arteve hapet në Uashington DC. Kjo galeri ka një nga koleksionet më të mira të artit në botë. Koleksioni i përhershëm përmban punime nga mesjeta deri në ditët e sotme; perfshi edhe “Ginevra de ‘ Benci”, piktura e vetme e Leonardo da Vinçit në Amerikë.

1978 – Itali – Brigadat e Kuqe rrëmbejnë në Romë ish-kryeministrin Aldo Moro. Ai u sulmua, ndërsa po shkonte në parlament për votimin vendimtar mbi një aleancë të pashembullt midis Partisë Kristian Demokrate dhe Partisë Komuniste. Mundësia e një aleance të tillë kishte tronditur e acarua mbarë spektrin politik në Itali; gjithashtu kishte shkaktuar pakënaqësi si në Moskë edhe Uashington. Pas 54 ditësh peng, periudhë gjatë së cilës zyrtarët e qeverisë në mënyrë të përsëritur refuzuan të lirojnë si shkëmbim 13 anëtarë të Brigadave të Kuqe në gjyq në Torino, Moro u vra dhe trupi i tij u vendos në pjesën e pasme të një makine në qendër të Romës (në distancë të barabartë midis selive të Partisë Komuniste dhe Kristian Demokrate). Një seri gjyqesh dhe hetime parlamentare pasuan; disa anëtarë të Brigadave të Kuqe u dënuan për pjesmarrje në rrëmbim; megjithatë, “Çështja Moro” vazhdon të rrethohet nga një numër misteresh.

1998 – Papa Gjon Pali II i kërkon falje Perëndisë për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.

2006 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe