MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 21 mars?

21.03.2019 - 08:15

630 – Perandori bizantin Herakliu rikthen “Kryqin e Vërtetë” në Jeruzalem. Ishte një kohë kur njerëzit ishin hipnotizuar nga druri i kryqit, nga dëshira e madhe për ta parë, për ta prekur atë, madje edhe për ta puthur, megjithëse i konsumuar.

Ishte koha kur krishterimi kishte filluar të dilte nga strehimi dhe të manifestohej. Dhe ishte kjo kohë, siç është thënë, kur një mbretëreshë e krishterë, Helena, e ëma e Kostandinit të madh, gërmoi, rrëmoi thellë në tokë në kodrën në Jeruzalem dhe gjeti atë që njerëzit dëshironin;

Kryqin ku Jezusi ishte gozhduar. Në vitin 634, Jeruzalemi ra në duart e kalifit Omer. Një vit më vonë, Kryqi u tërhoq nga Jeruzalemi për ruajtje në Konstandinopojë; dhe prej asaj kohë fati i tij nuk i dihet.

1188 – Atoku ngjitet në fronin e Japonisë. Ai ishte 7 vjeç, me armiq e rivalë të shumtë. Në Betejën e Dan-no-Ura, ushtria e tij humbi. Për të mos rënë në duar të kundërshtarit, gjyshja e Antokut e mbyti perandorin fëmijë dhe pastaj mbyti veten. Kjo histori tragjike është Përrallë epike në vargje, dhe një nga tregimet më të famshme në Japoni.

1610 – Mbreti James i drejtohet për herë të parë Dhomës së Komunave. James mbretëroi nga mars 1603 deri në mars 1625. Ai ishte i pari mbret i Anglisë dhe Skocisë njëkohësisht. Xhejms gjithashtu mbante edhe titullin e mbretit të Francës, dhe konsiderohej si një nga individët më intelektualë ulur ndonjëherë në fronin anglez dhe skocez.

Ai ishte edhe shkrimtar, po përmendet kryesisht për dhënien e autorizimit për përkthimin në anglisht nga greqishtja dhe hebraishtja të Biblës. Ky version i mbretit James, vazhdon të jetë libri më i shtypur në botës, me mbi një miliardë kopje.

Mbreti James nuk kishte të bënte me financimin apo përkthimin e Biblës, ai thjesht dha urdhër. Për përkthimin e Biblës (King James Version) punuan filozofë, gjuhëtarë e shkrimtarë më të shquar të asaj kohe – Shekspiri mendohet të ketë qenë një nga redaktorët e këtij përkthimi.

1697 – Car Pjetri i Madh i Rusisë fillon turneun nëpër Evropën Perëndimore me shpresë për të krijuar një aleancë kundër perandorisë osmane; Pjetri e dinte se Rusia nuk mund të përballej e vetme me osmanët. Kështu ai u nis për në Evropë në udhëtim 18-mujor;

Pjetri e fshehu identitetin e tij dhe u përfshi ‘inkonjito’ në një delegacionin rus për të kërkuar ndihmën e monarkëve të Evropës. Por cari u zhgënjye kur kuptoi se Franca ishte aleate tradicionale e sulltanit osman, dhe Austria ishte e interesuar për të ruajtur paqen me osmanët, ndërsa kryente luftëra në perëndim.

1804 – Miratohet Kodi civil francez i hartuar nga Napoleoni i parë. Veç të tjerash, Kodi ndaloi privilegjet bazuar në lindje a prejardhje, lejoi lirinë e fesë, dhe theksoi se punët qeveritare duhet t’u jepen vetëm personave më të kualifikuar.

1844 – Për herë të parë, William Miller në Massachusetts shpalli datën e kthimit të Krishtit dhe fundin i botës; ai tha se kjo do të ndodhte më 22 tetor 1844. Kur dita erdhi dhe parashikimi nuk u përmbush, Milleri pësoi zhgënjim të madh, dhe njerëzit filluan të tallen.

1890 – Hebrenjtë austriakë njihen me ligj si komunitet në Austri.

1923 – Sekretari amerikan i Shtetit, Charles Hughes, refuzon njohjen e Bashkimit Sovjetik.

1935 – Persia ndryshon zyrtarisht emrin, duke u quajtur Iran.

1947 – Presidenti amerikan Harry Truman nënshkruan Urdhrin Ekzekutiv 9835 që u kërkon të gjithë punonjësve federale të zotohen për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara.

1951 – Julius dhe Ethel Rosenberg dënohen me vdekje nën akuzat për spiunazh lidhur me dhënien e sekreteve mbi bombën atomike Bashkimin Sovjetik. Çifti Rosenberg, shtetas amerikanë, u ekzekutuan në karrige elektrike më 19 qershor 1953.

1955 – Kryepeshkopi Makarios i Qipros shpreh dëshirën për bashkimin e ishullit me Greqinë. Më 1960, Makarios do të bëhej presidenti i parë i Republikës së Qipros. Ai shërbye në këtë post tre mandate; mbijetoi 4 atentate dhe një grusht-shtet. Vdiq papritur nga pushimi i zemrës, më 3 gusht 1977, në moshën 63-vjeçare.

1982 – Shënohet për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Paqes, që thekson në veçanti ndaljen e luftës dhe dhunës në konfliktet në vazhdim. Këtë ditë, Këmbana e Paqes bie në selinë e OKB-së në Nju Jorkut. Këmbana është është prodhuar nga shkrirja e monedhave të dhuruara nga fëmijët nga mbarë bota si kujtesë për koston njerëzore të luftës; mbishkrimi në anën e këmbanës thotë, “Rroftë paqja absolute botërore”.

1980 – Presidenti Xhimi Karter shpall bojkotin amerikan të Lojërave Olimpike të Moskës për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Moska kundër-përgjigjet pas 4 vjetësh, kur së bashku me vendet e bllokut komunist bojkotoi Olimpiadën Verore të Los Anxhelosit më 1984.

1993 – Papa Gjon Pali II shpall Duns Skotin, shenjtor. Duns ishte skocez. Por kur e pyesnin nga ishte, Duns përgjigjej; “Skocia më lindi. Anglia më strehoi. Franca më mësoi.

Këlni më mban mua”. Duns Skot (1266 – 1308) konsiderohet një nga teologët-filozofë më të rëndësishme të mesjetës së vonë. Sipas doktrinës së tij “Univociti i qenies”, ekzistenca është koncepti më abstrakt që njeriu aplikon për çdo gjë që ekziston.

“Univocity i qenies” ndodh kur fjalët që përshkruajnë vetitë e Perëndisë përdoren për të përcaktuar njerëzit apo sendet, edhe pse Perëndia është shumë ndryshe në natyrë nga njeriu.

1999 – UNESCO shpall ditën botërore të poezisë. “për të nxitur leximin, shkrimin, botimin dhe mësimin e poezisë në të gjithë botën”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit