Pas reagimit të Shkëlzen Berishës në lidhje me vendimin e gjykatës për çështjen “Gërdeci”, ka ardhur një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla u shpreh se vendimi i dhënë nga kjo Gjykata Amerikane është modeli se si drejtësia e re që po lind në vend duhet të hetojë krimin shtetëror që vrau 26 njerez dhe përfitoi financiarisht nga fabrika e vdekjes, për të cilën u gjykuan vetëm peshq të vegjël.
Reagimi i plotë:
“Vendimi gjykatës së Floridës është model edhe për drejtësinë që po lind në vend, se si duhet të bëhet hetimi për Gërdecin, cdo shqiptar e di fare mirë tashmë që ai është krim shtetëror i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe njerëz të tij, familjarë dhe jo.
Për këdo që di të lexojë një vendim gjykate, drejtësia amerikane konstaton faktin që në vend drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan, krijuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec.
Ky është model se si duhet rihetuar dhe rigjykuar cështja e Gërcedit.
Nëse, ai pretendon se është i pafajshëm të lërë llafet e të jetë i disponueshëm për t’u hetuar. Kush kujton se drejtësia harron e ka shumë gabim”- ka thënë Balla.