MENU
klinika

Formula 1

I gjithë starti për Ferrarin në Bahrein

30.03.2019 - 17:20

Provat e lira të zhvilluara dje kanë konfirmuar se Ferrari jo më kot zuri dy vendete e para, pasi edhe sot në garat për pole-position, “kokëkuqja” ka dominuar në Bahrein.

Ferrari, me të dy pilotët e vet, është renditur në dy vendet e para. Piloti i ri francez Charles Leclerc ka siguruar “pole position”, i pari në karrierën e tij dhe natyrisht i pari edhe me makinën “kokëkuqe”, duke dhënë kohën 1’ 27” 866.

Ai la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel me 3 të dhjetat më shumë. Rezultati i sotëm ishte një kundërpërgjigje e shkëlqyer e makinës italiane pas zhgënjimit dy javë më parë në Australi.

Në vendet 3-4 u klasifikuar dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që la pas Valtteri Bottas, ndërsa i pesti u rendit Max Verstappen me Red Bull.

Provat e sotme u zhvilluan me drita artificiale, ashtu sikurse do të zhvillohet edhe gara e nesërme (starti, ora 17:10).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN