Mësoni si të parandaloni infeksionet. Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni ethe ose ndiheni të sëmurë gjatë trajtimit të kimioterapisë.
Pacientët me kancer të cilët trajtohen me kimioterapi kanë më shumë gjasa të marrin infeksione. Çdo vit shumë pacientë me kancer janë hospitalizuar sepse numërimi i ulët i qelizave të tyre të bardha ka cuar në një infeksion serioz.
Sistemi imunitar ndihmon trupin të mbrohet nga marrja e një infeksioni. Kanceri dhe kimioterapia mund të dëmtojnë këtë sistem duke reduktuar numrin e qelizave të bardha të gjakut, një gjendje e quajtur neutropenia. Një infeksion mund të çojë në sepsia, përgjigjja trupore dhe kërcënuese për jetën ndaj një infeksioni.
Mjeku do ta kuptojë kur numërimi i qelizave të bardha të gjakut të jetë më i ulët, pasi kjo ndodh kur ju keni rrezik për një infeksion. Kjo zakonisht ndodh në mes të 7 dhe 12 ditëve pasi të keni përfunduar çdo dozë kimioterapie, dhe mund të zgjasë deri në një javë.
Merrni hapat e duhur për të parandaluar infeksionet gjatë trajtimit të kancerit.
*Kini kujdes nga ethet
Nëse keni ethe gjatë trajtimit të kimioterapisë, kjo është një emergjencë mjekësore. Ethet mund të jenë shenja e vetme që ju keni një infeksion dhe një infeksion gjatë kimioterapisë mund të jetë kërcënues për jetën.
*Pastroni shumë shpesh duart
Duart e pastra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Shumë sëmundje janë përhapur duke mos pastruar duart, gjë që është veçanërisht e rrezikshme kur bëni trajtimin e kimioterapisë. Ju dhe çdokush që është rreth jush, duke përfshirë anëtarët e familjes, mjekët dhe infermieret, duhet të pastrojnë duart shumë shpesh, sidomos pas kontaktit me pacientët.
Mësoni simptomat e infeksionit
Konsultohuni menjëherë me mjekun nëse vëreni ndonjë simptomë të një infeksioni, siç janë ethet, kollë, dhimbje të fytit, mbingarkesë hundore, skuqje ose ënjtje në çdo zonë, diarre ose vjellje.