Rrjetet sociale janë kthyer në trendin e të rinjve, të cilët shpenzojnë orë të tëra. Por në fakt, tundimit të Instagramit nuk i ka shpëtuar as Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
Mbretëresha, tashmë 92-vjeçare, ka realizuar postimin e parë në Instagram, që ishte fotoja e një letre të shekullit të 19-të nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princ Albertit. Letra që daton në vitin 1843 ishte nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve.
“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkroi Mbretëresha.