MENU
klinika

Djegia e mandateve nga opozita

Ish-Presidenti Moisiu: Kemi shembuj që parti të mëdha janë zhdukur

26.03.2019 - 22:20

Ish-presidenti Alfred Moisiu komentoi vendimin e Partisë Demokratike, për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.

I ftuar në një emision televiziv, Moisiu u shpreh se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur.

Ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë.

“PD forca më e madhe opozitare politike. Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur. Puna është që pavarësisht se këta politikanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënën, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, theksoi Moisiu.