MENU
klinika

Dekreti i "epokës" Salvini

Italia hap dyert për punë, shanse për shqiptarët

02.03.2019 - 13:56

Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i parë i epokës së Salvinit që lejon në 2019 të hyjnë për të punuar në shtetin fqinjë rreth 30.850 punëtorë që nuk jetojnë në vendet e BE-së, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Drafti është miratuar nga qeveria Italiane pasi u plotësua kushti që kishte vendosur ministri Salvini.

Cili është kushti?

-Në Itali të mos hyjnë emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Mediat italiane shkruajnë se ministri po mendon krijimin e një “liste të zezë” që do ta përdorë si armë presioni në takimet e radhës nëpër Afrikë, vende të cilat nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjet për kthimin në vendin e orgjinës të emigantëve ilegalë.

Bëhet fjalë për vende si: Sudani, Senegali, Mali, Gambia, Bregu i Fildishtë

Kuotat e vitit 2019 ndjekin në përgjithësi ato të vitit 2018. Nga 30,850 vende, më shumë se gjysma (18,000) janë të rezervuara për punëtorët sezonalë, ato që punojnë kryesisht në ferma për sezonin e korrjes dhe që (në teori) në fund të kontratës duhet të largohen nga vendi. Pjesa tjetër (12,850 vende) janë për punë jo sezonale.