MENU
klinika

Italo Svevo

Zeno ishte aty, para Brixhit Xhons

19.03.2019 - 15:11

Le t’u rikthehemi viteve 1923, kohë kur Italo Svevo përshkroi për herë të parë, në një roman italian, njeriun bashkohor.

Problemi i Ndërgjegjjes së Zenos, është kur dikush është i detyruar ta lexojë atë në shkollë. E mira e të mirave është të bëhet me dëshirë, ndoshta ulur diku duke pirë duhan fshehurazi. Atëherë po që mund të identifikohemi me Zenon, sidomos në moshën e rinisë, sepse Zeno është gjithë çfarë ne jemi: tradhtar, i paaftë, provincial, i mbushur me faje për vuajtjet dhe mendimet e tij të pasakta. Mund ta përbuzim, por nuk e ndiejmë kurrë si të huaj. Edhe pse gjashtëdhjetë vjet para se Nanni Moretti në Palombella rossa, Zeno Kosini është dikush për të cilën “fjalët janë të rëndësishme”.

Me “Ndërgjegjjen e Zenos” (1923), gurthemeli i letërsisë së psikanalizës, Italo Svevo rrëfen për herë të parë në një roman italian njeriun bashkëkohor jo vetëm mbushur me dyshime, por edhe me dëshira: Zeno dhe Italo, madje Hektor, emri i tij i vërtetë, duken njësoj, me pranimin e Svevos, i cili ishte mbi të gjitha skeptik dhe njeri që e kishte alergji fanatizmin, një njeri kompleks, me një fjalë një njeri modern.

Ndërsa shkruhej “Ndërgjegjja”, në Itali lindi dhe po zhvillohej fashizmi, me të cilin në njëfarë mënyre u përshi edhe Svevo, si shumica e industrialistëve të kohës (Italo do të përkujtohej për shkrimtarin e madh që ishte, vetëm disa vite para se të vdiste: gjatë tërë jetës së tij ai do të ndjehej si një mashtrues në botën e letrave dhe do të përpiqet të punojë me vjehrrin e tij në kompaninë e bojërave veneciane) zhvilluar në veprat e tij Një jetë, Pleqëri dhe mbi të gjitha në “Ndërgjegjja”, temë që përfundimisht janë larg ideologjisë fashiste: papërshtatshmëri, sëmundje, ironi dhe ndërgjegjësim për të metat e veta. E kundërta e vlerave fashiste të forcës është siguria, burrëria dhe guximi.

Njeriu i Svevos është pa cilësi, alergjik ndaj uniformave: një antihero. Dhe prej librave të tij shkëlqen një koncept shumë modern i etikës: të jesh i mirë, nuk duhet të jesh i përsosur, shenjtor, asket, të sakrifikohesh për një ideal. Përkundrazi: është pikërisht sforcimi për t’u purifikuar, për t’u shpenguar, për të shtypur dëshirat më autentike për të gjeneruar fatkeqësi. Pak a shumë, siç shprehet Frojdi.

Në të vërtetë, ky është romani i parë italian ku preket fuqimisht tema e psikanalizës. Dhe Zeno, në rrekjet e tij të pamundura dhe të dhimbshme për të lënë duhanin, për të kthjelluar mendimet, për t’u bërë një person rigoroz dhe besnik, është gjyshi i kulturuar i të gjithave Brixhit Xhons.

 

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!