MENU
klinika

"Jam kriminel lufte"

Ish-komandanti i UÇK i përgjigjet SHBA-së

27.03.2019 - 08:37

Pasi u emërua këshilltar i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan.

I ftuar në një studio televizive në Kosovë, Selimi tha se ambasadori Kosnett ka disi të “drejtë” kur thotë se ai është kriminel lufte.

Selimi shprehet se është e vërtetë se ai me letra është kriminel lufte.

“Është parim, përderisa jam i dënuar është normale që mundet me thënë që jam kriminel lufte. Me dokumentacion unë jam kriminel lufte”, ka thënë Sylejman Selimi.

Kujtojmë se ambasadori i SHBA-ve në Kosovë tha se të dënuarit për krime në lufte nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë, në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, kishte shkruar ambasadori Kosnett, në një reagim gjatë muajit të kaluar.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi