MENU
klinika

Shqipëria... romantike?!

Jo Parisi, as Praga, as Sevilja

07.03.2019 - 16:12

”Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me detin blu të thellë, plazhet e paprekura nga dora e njeriut dhe limanet e fshehura, është vendi i përkryer për një arratisje romantike dhe të pashmangshme”.

“Culture Trip” shkruan enkas për vendet me peizazhet më romantike të Ballkanit, mes tyre renditet konkurruese riviera shqiptare.

“Mënyra më e mirë për ta eksploruar bregdetin shqiptar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh nëpër vijën blu, që bashkon detin me qiellin. Jemi në Shqipëri: kudo që të ndalosh, do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është si një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë, shumë i përshtatshëm për çiftet në kërkim të diçkaje më shumë sesa një plazh apo një koktej veror”.

Sipas “Culture Trip”, Ballkani është ende një destinacion i paprekur në Europë, ende i paeksploruar nga të huajt.

 

“Ky cep në juglindje të Europës ka plot ‘kthina’ të fshehta, qytete të vogla karakteristike, liqene, parqe dhe hotele, ku mund të arratiseni për një natë romantike në çift” – shkruan “Culture Trip”.

“Culture Trip” veçon të tjera vende po kaq romantike apo më ‘intime’ në Ballkan. Mund të vizitoni Liqeni i Bledit në Slloveni, Dubrovnikun në Kroaci, Santorinin në Greqi, Plovdivin në Bullgari etj.

 

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!