MENU
klinika

Mësojeni!

Kanceri i qafës së mitrës. Tashmë mund ta parandaloni!

19.03.2019 - 19:27

Kanceri i qafës së mitrës dikur ishte shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri i grave në botë.

Në sajë të vaksinimit HPV dhe depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kjo gjendje është më e parandalueshme në ditët e sotme.

Mjekët rekomandojnë vaksinën HPV për të gjithë djemtë dhe vajzat 11-12 vjeçare për tu mbrojtur kundër kancerit të shkaktuar nga HPV.

Më shumë se nëntë nga çdo 10 raste të kancerit të qafës së mitrës janë shkaktuar nga virusi HPV. Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet gjerësisht nga vaksina HPV.

Infeksionet e HPV mund të çojnë gjithashtu në prekancer të qafës së mitrës, ose në qeliza anormale në qafën e mitrës, të cilat më vonë mund të shkaktojnë një kancer.

kanceri i qafes se mitres-konica.al
kanceri i qafes se mitres-konica.al

Shqyrtimi i kancerit të qafës së mitrës:

Vaksina HPV nuk zëvendëson nevojën për “Pap” teste të rregullta dhe kontrollin e legenit. Edhe gratë që kanë bërë vaksinën HPV duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të kancerit të qafës së mitrës duke filluar nga mosha 21 vjeçare.

Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës dhe prekancerit mund të kufizojë aftësinë e grave për të pasur fëmijë. Marrja e vaksinës HPV për vajzat kur janë në paraadoleshencë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimin e rritjes së qelizave anormale, duke përfshirë trajtimin për kancerin e qafës së mitrës dhe prekancerin.

kanceri i qafes se mitres-konica.al
kanceri i qafes se mitres-konica.al

-Marrja e Vaksinës HPV

Vajzat dhe djemtë duhet të marrin dy doza të vaksinës HPV të paktën 6 muaj para moshës 11 ose 12 vjeç, duke përfunduar me dozën e dytë para ditëlindjes së tyre të 13-të.

Adoleshentët dhe të rinjtë që nuk kanë filluar serinë e vaksinimit HPV para se të mbushin 15 vjeç do të kenë nevojë për tre doza brenda gjashtë muajve për mbrojtjen më të mirë.

Adoleshentët dhe të rinjtë e moshës 26 vjeç (për gratë) dhe mosha 21 (për meshkujt) të cilët nuk kanë marrë dazat e HPV duhet të pyesin mjekun për marrjen e tyre tani.