MENU
klinika

Rrëfimet e disa prej të mbijetuarve

Të fitosh kancerin, dënimin me vdekje!

26.03.2019 - 18:59

“Nëse nuk kujdesesh më parë për veten, atëherë nuk mund të kujdesesh për të tjerët”, thotë mbijetuesja e kancerit të gjirit Alketa.

“Jam krenare të them se familja ime është e mbushur me të mbijetuarit. Nëna ime, halla dhe kushërinjtë e mi janë të gjithë të mbijetuar nga kanceri.”

“Unë u diagnostikova me kancerin e gjirit të fazës II në vitin 2013. Jo vetëm që mësova se kisha kancerin e gjirit trefishtë negativ (një lloj agresiv dhe i vështirë për ta trajtuar kancerin e gjirit), por pranova që plani im i trajtimit do të përfshinte kimioterapinë e ndjekur nga kirurgjia dhe rrezatimi.”

“Para 2013, ditët e mia i shpenzoja duke punuar, duke shëtitur me bicikletë , duke ngrënë darkë, dhe duke kontrolluar detyrat që kisha për të bërë nga lista ime e pafundme.”

kancer-konica.al
kancer-konica.al

Fokusi im i vërtetë përqendrohej më shumë në shëndetin dhe lumturinë e dy djemve të mi.

“Unë jam mirënjohës që sot jam pa kancer”, thotë ajo. “Duke qenë se kanceri më ka detyruar të kuptoj rëndësinë e shëndetit si prioritet”.

Parandalimi i infeksioneve gjatë kimioterapisë.

Nëse bëni kimioterapinë për të trajtuar kancerin, keni më shumë të ngjarë të merrni një infeksion. Kimioterapia vret shumë qeliza të bardha të gjakut, të cilat janë qeliza të mira që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet. Kjo është një efekt anësor i quajtur neutropenia.

Ju mund të ulni rrezikun e marrjes së kancerit përsëri duke bërë zgjedhje të shëndetshme si duke:

-Qëndruar larg duhanit;

-Kufizimi i sasisë së alkoolit që pini në jo më shumë se një pije në ditë;

-Mbrojtja e lëkurës nga ekspozimi ndaj rrezet ultravjollcë;

-Mbajtja e një peshë të shëndetshme;

-Të jesh fizikisht aktiv;

kancer-konica.al
kancer-konica.al

“Unë e fillova udhëtimin tim për shëndetin duke u mbështetur në rrjetin e miqve që më mbështetesnin dhe qëndrimin pozitiv”, thotë mbijetuesi tre herë i kancerit Arturi.

“Realiteti në fillim është një tronditje e tillë dhe ka shumë mohime”, thotë ai. “Por sapo e pranova gjendjen time, kuptova që unë mund të jetoj me një gjendje kronike dhe mund të kem një jetë të mrekullueshme”.

“Diagnoza ime e kancerit nuk ishte një dënim me vdekje; kjo ishte një thirrje zgjimi. Më detyroi të reflektoj për të kaluarën time, për të vlerësuar të tashmen dhe për të ëndërruar për të ardhmen”, thotë Sonila, e cila u diagnostikua me leuçemi kronike mielogjene në moshën 25 vjeçare.

Bisedoni me mjekun për cdo shqetësim që mund të keni.

Qëndroni sa më aktiv të mundeni. Aktiviteti fizik ka qenë i lidhur me shkallë më të ulët të depresionit midis të mbijetuarve të kancerit.