Tre operacione antidrogë janë zhvilluar në Greqi, si rezultat i të cilëve tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë.
Operacionet janë zhvilluar 24 orët e fundit në kufirin greko-shqiptar.
Si rrjedhojë e operacioneve janë sekuestruar nga policia 172 kg marijuanë.
Operacioni i parë:
-U zhvillua në rrugën periferike Palamba-Mavroneri, Igumenicë. Policia ndaloi një mjet, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 116 kg e 110 gram marijuanë dhe 3 celularë.
Gjithashtu u arrestua shoferi shqiptar, 21 vjeç dhe u shpall në kërkim pronari i mjetit, shtetas shqiptar.
Operacioni i dytë:
-U zhvillua në Sajadhe, Igumenicsë, ku u ndalua një motor. Brenda tij u gjetën 4 kg e 740 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një çantë me 4 kg e 600 gram duke arrituar në total sasia e drogës së sekuestruar në 9 kg e 340 gram. U arrestua drejtuesi i motorit 25-vjeçar shqiptar
Operacioni i tretë:
-U zhvilluar në Kampi, Artë. U ndalua një mjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 22 pako me 46 kg marijuanë. U arrestuan shoferi dhe pasagjeri, një shtetas grek dhe një shtetase shqiptare, 27 vjeçe.