MENU
klinika

Kursi zyrtar

Këmbimi valutor, Paundi pëson ndryshime ‘drastike’, bie Dollari

12.03.2019 - 12:13

Dita e martë ka pasur ndryshime të dukshme por edhe disi të papritura në tregun e këmbimit valutor.

Krahasuar me ditën e ndjeshme ndryshimet më të theksuara janë vënë re tek Sterlina e cila duket se ka rimarrë veten pas një rënie të konsiderueshme.

Paundi britanik shkëmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 146 lekë krahasuar me 143.5 lekë ditën e djeshme.

Pra, një rritje me plot 2.5 pikë, ndikuar kjo nga votimi për marrëveshjen Brexit qe do të mbahet sot.Monedha e eurozonës gjithashtu ka pësuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë duke kapur kuotën e 124.5 lekëve.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dollarin i cili krahasuar me ditën e djeshme ka pësuar rënie prej 0.1 lekësh për njësi duke u këmbyer kështu në kuotën e 110.3 lekëve.

Për sa i përket monedhave të tjera, Dollari australian është rritur me 0.3 pikë duke arritur kuotën e 77.8 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër ka mbetur po njësoj duke u këmbyer në pikat e këmbimit valutor me 82.2 lekë.

Ulje ka pësuar edhe franga zvicerane me 0.2 njësi duke arritur kuotën e 109.2 lekëve.