MENU
klinika

Këmbimi valutor

Paundi zhvlerëson lekun, ç’ndodh me Euron?

19.03.2019 - 08:35

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur ditën e hënë me një rënie të lehtë të paundit britanik.

Valuta ka zhvlerësuar ndjeshëm lekun me plot 0.8 pikë dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 145.4 lekë në blerje dhe 146.3 lekë në shitje.

Ndërsa, java nuk ka nisur mirë për valutën amerikane e cila ka humbur 0.5 pikë kundrejt monedhës kombëtare, duke zbritur në kuotën e 109.6 lekëve.

Nga ana tjetër, euro nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në të njëjtat nivele të një jave më parë, e fiksuar në kuotën e 124.5 lekëve.