MENU
klinika

Keni ndryshuar vendbanim?

Procedura e re për titujt e pronësisë

19.03.2019 - 13:42

Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon se verifikimi i titujve të tokave bujqësore, sëbashku me afatin e plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi përfundon me 31 dhjetor 2019.

Krahas zgjatjes së afatit, vendimi parashikon se përdoruesit e tokës bujqësore në fshatrat e ish kooperativave bujqësore, të cilët disponojnë tokë bujqësore në përdorim, të regjistruar në aktin e marrjes së tokës së tyre në përdorim, e përfitojnë tokën bujqësore në pronësi pa kaluar normën për frymë të aplikuar nga komisioni i ndarjes së tokës në fshatin përkatës.

Po ashtu, vendimi parashikon se përdorues faktik të tokës bujqësore, në kuptim të këtij ligji, do të konsiderohen familjet bujqësore apo individët që kanë qenë banorë të komunës apo bashkisë në datën 1.8.1991, të cilët nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim ose në pronësi dhe faktikisht e përdorin tokën bujqësore.

Në këtë mënyrë, ligji i ri ka hequr kufizimin e mëparshëm që lidhej me vendbanimin.

Shumë familje bujqësore apo pjestarë të këtyre familjeve, të cilët kanë përfituar tokë në përdorim sipas dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, nuk mund të pajiseshin me aktin e marrjes në pronësi të tokës për shkak të kufizimeve të vendosura në legjislacion për mos ndryshimin e vendbanimit.

Ndërkohë, ky ndryshim pritet që t’i shërbejë zgjidhjes së kësaj problematike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN