MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Kërcënohet me jetë Zoran Zaev

30.03.2019 - 08:38

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është kërcënuar me jetë nga anëtari i organizatës “Vëllazëria Kristiane”.

Ky i fundit përmes një video të transmetuar në rrjete sociale i është drejtuar kryeministrit Zaev duke e kërcënuar me jetë.

Në video ai i bën thirrje funksionarëve shtetërorë që të lirojnë vëllezërit e organizatës së tij që janë të burgosur.

Thirrja e plotë:

Përshëndetje vëllezër dhe motra ku do që jeni në Maqedoni dhe jasht, jamë tërhequr që t’i shoh se di vëllezërit e mi të fesë dënohen për gjëra që nuk i kanë bërë them për vllaun tim të fesë Toni Mitrevski – Severot i cili 30 ditë ka qëndruar para parlamentit të Republikës së Maqedonisë që ta mbroj kushtetutën dhe Republikën e Maqedonisë, ju heshtët dhe u fshehët, ai është i dënuar për sulm ndaj personave zyrtar.

Këtë porosi ua drejtoj qeverisë nga Zaevi i parë deri tek Zaevi i fundit, mos luani me vëllezërit kristian, ju them dhe qëndroj pas asaj që them Zaev, dy herë të kam pasur në duar dhe të lëshova dhe po të them mos i prek vëllezërit e mi të fesë, të kisha në dorë dy herë dhe të lëshova këtë e dinë edhe njerëzit që i ke afër.

Hera e parë është çështja ‘Makedonski Brod’, e dyta ‘Kozjan’, do ta kisha djegur Maqedoninë por u tërhoqa sepse e thash fjalën se për Maqedoninë nuk e ngrej pushkën dhe do të mbes në atë qëndrim. Mos e bëj Zaev dhe DPMNE sepse nëse bini mbi kristianët, do të iu zhduk të gjithëve, asnjërin nga njerëzit e mi nuk duhet t’i dënoni ose t’i burgosni sepse do të ju zhduk të gjithë ju liderat.

Lironi Toni Mitrevskin dhe mos bëni lojëra sepse un jam Zharko Grozdanovski ti je si ai që iku në Budapest, Nikolla Gruevski, un jam VMRO-DPMNE i vërtetë e jo ai që iku, un jam ai i cili më 2011 e mori librezën e VMRO-së, dhe ju them se nëse Toni Mitrevskin e dënoni vetëm një ditë, unë të betohem Zaev që do të ju djeg juve dhe Maqedoninë dhe nuk ka forcë që më ndalon.

Tërhiquni dhe mos i dënoni vëllezërit e mi të fesë kristiane para se të jetë tepër vonë për ju’, ka thënë Zharko Grozdanvski.

Kujtojmë se Zharko Grozdanovski është një eksponent nga organizata e Vëllazërisë Kristiane ‘ Bllokimi i Maqedonisë’, i kërkoi gjithashtu presidentit Gjorge Ivanov që të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme.