MENU
klinika

Në Theth ku dielli shndrit

Kisha e vjetër gur themeli

04.03.2019 - 12:22

Kisha e veçantë dhe karakteristike është ndërtuar në vitin 1892, në po atë vend dhe po ato themele që gjendet edhe sot e kësaj dite. Gjatë periudhës së ndërtimit të saj, ngjitur me murin lindor ka qenë edhe shtëpia ku banonte famullitari i kishës.

Kisha shënon një nga ndërtimet e para në Theth, ngase banorët e vendosur atje kanë qenë katolike. Një nga famullitaret më legjendarë, jo vetëm për Thethin dhe kishën katolike, por për mbarë kulturën shqiptare, ka qenë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi, në vitin 1917 hapi shkollën shqipe dhe u mësoi fëmijëve shkrimin e k’nimin (leximin) e “Gjuhës Shqipe”.

Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si koha kur u çel shkolla shqipe, nga shteti në fuqi i asaj periudhe, njihet hapja e saj nga At’Marjan Prela, në vitin 1921. Ministri i arsimit të kohës, Ahmet Zogu, nëpërmjet një urdhri të brendshëm ka lëvruar një fond prej 100 frangash ari, për arsimimin e fëmijëve të Thethit.

 

Po në këtë kishë, por për një kohë më të shkurtër, ka shërbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj, i cili pas vendosjes së regjimit antifetar komunist u detyrua ta braktisë Shqipërinë, për t’i shërbyer asaj nga Italia.

At’ Danieli gjatë viteve të komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij, ka qenë edhe shkrimtari i madh Martin Camaj, i cili për çdo shkrim, përpara se ta botonte konsultohej me At’ Danielin.

Falë bijëve të Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim të fshatit, pasi gjatë regjimit komunist ishte dëmtuar, duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit