MENU
klinika

Faktet e reja

Kishat e Skënderbeut/ Aleksandër Meksi zbulon 17 vendndodhje

17.03.2019 - 20:35

Studiuesi Aleksandër Meksi referoi temën “Peshkopata arbaneze, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufij përmes peshkopatave të Lezhës për përkatësinë e kishave” në konferencën shkencore për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Meksi sjell fakte të reja, të zbuluara nga arkivi sekret i Venedikut.

Referimin e nisi duke sjellë në kujtesë letrën e shkruar nga Gjon Kastrioti, ati i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, i cili shkruan se “12 kisha që janë në territoret e tij i përkasin peshkopatës arbaneze prej 800 vitesh, prandaj duhet të ndërhyhet për të shmangur grindjet edhe trazirat ndër popujt e atyre viseve nga kjo padrejtësi”. Sipas Meksit, vjetërsia e peshkopatës dhe përmendja e 12 kishave kanë qenë subjekte në studime të veçanta.

aleksander meksi-konica.al

Por, hapësira gjeografike se ku shtriheshin këto 12 kisha zë vend kryesor në studimin e tij.

Dallimi më i rëndësishëm nga çfarë dihej deri më sot, janë zbuluar 17 kisha në 16 fshatra. Por ku ndodhen ato 17 kisha të 16 fshatrave, për të cilat deri më sot kemi pasur vetëm hamendësime?

“Shumica e atyre kishave ndodhet edhe sot në të njëjtët fshatrat me të njëjtin emër, që i gjejmë në listën e letrës. Në Balldren kemi kishën e Shëna Prendës, të datuar. Në Blinisht nuk gjejmë një kishë të Shën Kollit, por vetëm në Kakariq.

E treta në listë duhet të jetë kisha e Shelbumit (Akrolisi), mali formë maje, (në Lindje të Lezhës), nga e cila mendohet se ruhet më shumë emri sesa gjurmë të rrënojave, në Mërqin është Kisha e Shëngjinit, në Kallmet kemi edhe sot kishën e Shën Eufemisë, në Vel ndodhet edhe Shëna Prenda dhe kisha e Shelbumit, në Rasfik ndodhet kisha e Shën Gjergjit, në grykë Manati ndodhet kisha e Shën Vlashit dhe emri Solomon. Vendodhjen e fshatit Span nuk kemi mundur ta gjejmë.

Në ato zona në shpinë të Lezhës është vetëm një kishë me pajtor Shën Dhimitrin, në fshatin Dardhë. Mbi fshatin Spiten ndodhet sot kisha e Shën Lezhit të Bokjanit. Në Zjemen ndodhet Kisha e Shën Kollit, në Pllanë kisha e Shën Barbullës, në Rei kisha e Shëna Prendës, në Reja e Zezë nuk njihet kisha e Shën Mërisë, në Kashnjet ndodhet Kisha e Shën Mëhillit. Këto 17 kisha në 16 fshatra janë të gjitha në Lindje të qytetit të Lezhës, ndonjë prej tyre si Kashnjeti edhe në Malësi edhe mbi lumin e Matit, domethënë në Veri të tij”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe