MENU
klinika

Proçesi i nxjerrjes së naftës

Klosi siguron qytetarët/ Vende të reja pune përmes SHELL-it

17.03.2019 - 14:53

Qyteti i Beratit ofron sot të gjitha arsyet dhe kushtet për të jetuar, por edhe për të fituar.

Ndërsa foli në studion e ERTV për perspektiven e punësimit në zonë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, siguroi se fillimi i proçesit të nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL në Shpirag, do të sjellë qindra vende të reja pune me paga shumë të larta.

Ky është një investim i madh, tha Klosi, por sot në Berat është rritur tej mase edhe biznesi i agropërpunimit që kërkon punëtore me paga të mira.

Klosi-konica.al
Klosi-konica.al

Ministri njoftoi se Beratit i janë shtuar 500 deri në 600 dhoma të reja nga ndërtimi i katër hoteleve të reja, duke shënuar një rritje te ofertës turistike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Këto janë sipas tij, vetëm disa nga arsyet që njerëzit kanë për të jetuar dhe për të fituar në Berat.