MENU
klinika

Evitojeni që në shtatzani!

Kolla e keqe tek bebet? Bëni këtë vaksinë sa jeni në kohë!

20.03.2019 - 16:10

Vetëm ju mund të siguroni mbrojtjen e fëmijës suaj kundër kollës së keqe para se ai të të lindë.

Bisedoni me mjekun ose maminë rreth marrjes së vaksinës së kollës së keqe (të quajtur Tdap) gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

Kolla e keqe është një sëmundje serioze që mund të jetë vdekjeprurëse për foshnjat. Për fat të keq, foshnjat nuk vaksinohen dhe nuk fillojnë të mbrohen nga kolla derisa të jenë dy muajsh. Shmangni këtë boshllëk duke bërë vaksinën e kollës gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Duke vepruar kështu, ju kaloni antitrupa tek fëmija para lindjes. Këto antitrupa ndihmojnë në mbrojtjen e tij në muajt e parë të jetës.

Mjekët rekomandojnë që gratë shtatzëna të marrin vaksinën e kollës së keqe ndërmjet 27 dhe 36 javëve të çdo shtatzanie.

Gratë kanë nevojë për një vaksinë të kollës së keqe gjatë çdo shtatëzanie për t’i dhënë çdo fëmije numrin më të madh të antitrupave mbrojtës. Marrja e vaksinës gjatë shtatzënisë është mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijës nga kolla e keqe në muajt e parë të jetës.

Marrja e vaksinës gjatë shtatzënisë është e sigurt për fëmijën.

Marrja e vaksinës së kollës së keqe gjatë shtatzënisë është shumë e sigurt për ju dhe fëmijën. Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë:

-Dhimbje, skuqje, ose ënjtje në vendin ku është bërë vaksina;

-Dhimbje koke;

-Dhimbjet e trupit;

-Ndjeheni të lodhur;

Efektet anësore të rënda janë jashtëzakonisht të rralla.

Foshnjat e sapo lindura janë në rrezik më të lartë

Kur foshnjat, edhe foshnjat e shëndetshme, prekën nga kolla, mund të jenë shumë serioze për shkak të sistemeve të tyre imunitare që janë ende në zhvillim. Ata mund të marrin pneumoni (një infeksion të mushkërive), dhe shumë kanë vështirësi në frymëmarrje.

Rreth gjysma e foshnjave më të vogla se një vjeç që kanë kollë, përfundojnë në spital. Sa më i vogël është fëmija, aq më shumë ka gjasa që ai të ketë nevojë për trajtim në spital.

Kolla e keqe është e zakonshme dhe ngjitëse.

Kolla e keqe është një sëmundje shumë ngjitëse dhe është e zakonshme. Një arsye kryesore është se vaksinat e sotme, edhe pse të sigurta dhe efektive, nuk zgjasin për shumë kohë.

Sidoqoftë, vaksinimi është ende mënyra më e mirë për të parandaluar kollën dhe komplikimet e saj.