Teksa kryedemokrati Basha po zhvillon një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, fjalën e ka marrë kompozitori Limos Dizdari.
Gjatë fjalës së tij kompozitori ka lëshuar disa kritika ndaj Bashës dhe PD duke thënë se personalitete që kanë marrë benefite nga Partia Demokratike sot nuk ndihen asgjëkundi.
Gjithashtu Disdari shigjetoi edhe gjërat të cilat sipas tij nuk kanë shkuar siç duhet në PD.
Pjesë nga fjala e Disdarit:
“I gjori ju Basha çdo hiqni, pasi keni probleme shumë të mëdha, por ky është një fillim i mbarë që doni mbështetjen e mendimit, është vërtetë me vlerë të veçantë.
Mesa di unë në databasën tuaj si PD keni pasur shumë emra të mëdhenj, me benefitet e tyre, ata nuk i shoh asgjëkund, nuk i ndjej asgjëkundi, takohem me ta dhe ndihem keq, unë se bëj fajtor veten si u gjeta në këtë udhëkryq që të përballemi.
Këmbejmë ndjenja salutimi të ftohta dhe aspak dashamirëse, por një buzëqeshje që ngjan me ngërdheshjen, nuk është nevoja ti them emrat.
Ata kanë përftime të mëdha nga PD. Unë nuk kam qenë xheloz, por tani jam maksimalisht i pakënaqur nga qëndrimi i tyre, kjo nuk është hakmarrje, por të themi të vërtetat në sy, nuk ka pse të gjithë ata njerëz që PD i ka parë si me kontribute të rëndësishme që mund të përçonin ide e angazhime të favorshme në interes të popullit, ata kanë parë interesin e tyre personal”.