MENU
klinika

Konferenca e Rambujesë

Thaçi apel të fortë: Të bashkohemi!

19.03.2019 - 12:34

Rreth 20 vite më parë u mbajt Konferenca e Rambujesë, në të cilën u vendos që trupat e NATO-s të zbarkonin në Kosovë për të ndaluar regjimin dhe spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviçit të kryer mbi popullsinë civile shqiptare.

Në lidhje me përkujtimin e kësaj konference, ka ardhur një reagim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, kjo marrëveshje finalizoi çlirimin e vendit dhe bën apel për bashkim.

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë.

Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse.

Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, shkruan Thaçi.