MENU
klinika

Detajet

Konflikt me armë zjarri në Bulqizë, një i plagosur

15.03.2019 - 18:04

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë, pranë ‘Urës së Çereneçit’. 

Sipas informacioneve, shtetasi Blerim Skara ka qëlluar me armë në drejtim të Mirdash Osmanit, ku ky i fundit fatmirësisht ndodhet në spital të Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se plagosja me armë zjarri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Katër vite më parë, shtetasi që mbet i plagosur Mirdash Osmani u arrestua pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të eliminuar fizikisht një 20-vjeçar, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Ndërkohë, Policia e Peshkopisë vijon punën për kapjen e autorit.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese