MENU
klinika

"Nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë"

Konica përfaqësuesi atipik i shqiptarëve

15.03.2019 - 11:46

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiq më 14 dhjetor të vitit 1942, në Uashington. Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtar dhe shkrimtari unik shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës.

Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris.

Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit , SHBA,me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta.

Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar.

Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”.

Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe.

Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare, jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Nëpërmjet prozës së tij, Konica revolucionarizoi gjuhën poetike moderne shqipe, duke gdhendur në të, një stil të ri të shkruari. Në stilin e tij ka vend për evokime dhe njohje përtej tekstit të direktë. Mbase kjo aftësi i vjen Konicës sonë, nga idoli i tij i autencitetit të fjalës, Mallarme, i cili gjithashtu shquhej për inovacionin e stilit të fjalës së përdorur. Në prozën e Konicës ndjehet bashkëveprim midis formës dhe përmbajtjes.

Në shkrimet prozë të Konicës duket se jo gjërat, faktet reale për të cilat shkruan kanë vlerë, por efekti, që ato prodhojnë në vete, e që transmetonin unin e thellë konician. Mbase kjo specifikë e shkrimit të tij, qe dhe është i patretshëm për shumë intelektualë të asaj dhe kësaj kohe.
“Krijuesi i parë i prozës moderne shqipe” dhe “ Mjeshtri më i skalitur i prozës” e quan Fan Noli. Me këtë përcaktim ka parasysh hopin cilësor që solli vepra e tij në rrugën e mundimshme të prozës sonë”.

Konica plugon të vërteta, fakte, arrin në zhgënjime të njëpasnjëshme, pëson kriza besimi për të ardhmen e kombit të vet “ nëse do të qyterohemi ndonjë ditë!”. Tregohet i pamëshirshëm gjer në shkatërrim të gjithçkaje ekzistuese mesjetare, arrin në parashikimin fatal, që ende sot, ka fuqi të na frikësojë në këndvështrimin e vet.

Kjo është risia koniciane: sarkazma, e pamëshirshme ndaj gjithçkaje, në emër të domosdoshmërisë!

 

 

Anadollaku Në Mesalle

Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
– O burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje bugace,
– Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me “bismil-lah”,
Prape pilaf
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!”
More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit