Imazhe satelitore të një impianti afër Penianit sugjerojnë që Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur të lançojë një raketë apo një satelit.
Aktiviteti i intensifikuar është vënë re përreth një sajti të njohur si Sanumgond, ku Koreja e Veriut mban pjesën më të madhe të raketave të saj balistike.
E gjithë kjo vjen pas raporteve më herët këtë javë se sajti kryesor i lancimit të raketave të Koresë së Veriut në Sohae është rindërtuar. Puna për çmontimin e Sohaes nisi vitin e kaluar por u ndal pasi bisedimet më SHBA ngecën.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armatimve.
“Do të habitesha në mënyrë negative nëse ai do të bëjë diçka për të cilën nuk kemi rënë dakord. Por do të shohim se cfarë do të ndodhë. Do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të shikoja testime”, tha Trump.
Analistët besojnë se ka më shumë gjasa që në këtë fazë peniani të jetë duke u përgatitur për të lëshuar një satelit se sa të bëjë një testim rakete.
Sidoqoftë, SHBA tha më herët këtë javë se kjo nuk do të ishte në përputhje me angazhimet që lideri koreano-verior, Kim Jong un ka marrë para presidentit Trump.