Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të votohet sot në Parlamentin Europian.
Kujtojmë që raportuesja e Kosovës për PE-në, Tanja Fajon tha se Evropa është duke humbur kredibilitetin dhe qytetarët e Kosovës po humbin besimin në lidhje me këtë çështje.
Sipas Fajon, Kosova i ka përmbushur obligimet e saj.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulo.
Përmes një postimi në Tëitter ai bën me dije se PE e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Kjo nuk është vetëm për të qenë të drejtë dhe për të njohur përpjekjet e tyre, por është e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Perspektiva evropiane e të gjithë rajonit është në rrezik”, shkruan ai.