MENU
klinika

Sulmojnë Thaçin

Kosovë-Serbi/ LDK dhe VV dërgojnë në Kushtetuese projektligjin

15.03.2019 - 21:40

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dërguan në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për dialogun me Serbinë, me pretendimin se deformon pushtetet institucionale në Kosovë.

Deputetët e të dyja partive u shprehën se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autorizim nga Kuvendi për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Të dy deputetët, Albulena Haxhiu e LVV dhe Driton Selmanaj i LDK, paralajmëruan edhe protesta nëse nuk ndalen veprimet e presidentit, që sipas tyre e cënojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Haxhiu dhe Selmanaj thanë se, për të dalë nga kriza institucionale, zgjedhja më e mirë sipas tyre do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi