MENU
klinika

Të dhënat

Kostoja e jetesës në Tiranë, më e ulëta në Europë

12.03.2019 - 14:17

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Europë.

Ndër 181 qytete, Tirana është renditur në vendin e 155.

Ndërkohë në vendin e parë si qyteti më i lirë në rajon është renditur Prishtina.

Pas Prishtinës renditet Shkupi në vendin e 168 dhe më pas e treta Tirana.

Si renditen vendet e tjera të rajonit:

-Sarajeva, në vendin e 148
-Beogradi, në vendin e 147
-Podgorica, në vendin e 143 dhe është kryeqyteti më i shtrenjtë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Cilët janë 5 indekset që përcaktojnë indeksin e kostos së jetesës:

-Indeksi i qerasë
-Indeksi i kostove të jetesës
-Indeksi i shportës bazë
-Indeksi i restoranteve
-Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve

Tirana është më e shtrenjtë se Sarajeva përsa i përket indeksit të qirave.

Ndërsa për fuqinë blerëse të vendasve, Tirana ka indeksin më të ulët në rajon.

Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve është:

-33.8 në Tiranë,
-38.01 në Beograd,
-40 në Shkup,
-48 në Podgoricë
-65.9 në Prishtinë

Indeksi i fuqisë blerëse 33 në Tiranë do të thotë se vendasit këtu mund të blejnë rreth 70% më pak se njujorkezët me pagë mesatare.