MENU
klinika

Lezhë

KPK rihap hetimet për kryegjyqtaren

18.03.2019 - 09:27

Ditën e sotme është bërë i ditur lajmi se KPK ka rihapur sërish hetimet  për kryetaren e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari .

Është vendosur që seanca e rradhës për Naqellarin të mbahet të enjten në orën 9″30.

Kujtojmë që gjyqtarja doli para gjykatës më 13 mars. Ajo u hetua mbi tri kriteret e rivlerësimit të kryera nga KPK.

Gjyqtarja ka kaluar pa probleme kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Problem për Naqellarin janë bërë 3 denoncime të publikut, të cilat vënë në pikëpyetje aftësinë e saj profesionale.

kolana e librave

Përpos raportit të ILDKPKI-së, edhe hetimit të KPK-së doli në të njëjtin përfundim.

Komisioni ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: tokë arë në Përmet, të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.

Nga hetimi ka rezultuar se nuk ngrihen dyshime për këtë pasuri. Komisioni hetoi edhe në lidhje me një makinë të blerë së bashku me bashkëshortin, që gjithashtu rezulton se nuk ka dyshime. Ndërkohë, nga hetimi administrativ për likuiditetet e deklaruara ka rezultuar se deklarimet janë të rregullta”, tha relatorja Suela Zhegu.