Tre kandidatë për deputetë në radhët e opozitës kanë, që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit pritet të marrin mandatin gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Cilët janë tre deputetët e rinj?
-Arben Elezi, ish-kreu i PD-së në Peqin merr mandatin e lënë nga Edmond Spaho
-Ambra Borova, merr mandatin e Agron Çelës nga radhët e LSI-së në Shkodër
-Adriatik Limadhi, merr sot mandatin e lënë nga Agron Shehaj i PD-së në Vlorë
Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99.
Kujtojmë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 deputetët të saj.