Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë.
Ai dyshohet se mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin në mbrëmjen e 3 janarit të viti 2017.
Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për mjekun Ilir Tanku, i cili e kishte raportuar vdekjen e gruas, Verke Velaj si vdekje natyrale.
Kujtojmë që Krimet e Rënda zbuluan se pasi gruaja ndërroi jetë, 75- vjeçari thirri edhe mjekun e urgjencës, i cili nuk arriti të konstatonte shenja dhune dhe doli në përfundimin se gruaja kishte ndërruar jetë nga hiper-tensioni.
Namik Velaj e veshi më pas gruan e ndjerë me rroba te reja, ndër të cilat i vendosi edhe një shall që e kishte kujtim nga e bija që nuk jetonte më.
Në këtë mënyrë ai u përoq të mbulojë shenjat e krimit të tij. Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt.
Pas kësaj të afërmit e gruas denoncuan në polici dhe menjëherë nisën hetimet, të cilat konkluduan se 74-vjecarja ishte vrarë nga bashkëshorti.
Ndërkohë për mjekun Tanku ka nisur procedimi penal për “Shpërdorim Detyre”.
Për të është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit.