Situata e tensionuar politike po step agjencitë e huaja për të sjellë turistë në Shqipëri. Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj shprehet ti shqetësuar në lidhje me shqetësimin e ngritur me herët nga operatorët turistikë shqiptarë dhe ekspertët e ekonomisë.
“Ne si bashki presim të kemi rritje të numrit të turistëve, por situata politike ka ndikuar që disa agjenci të ndryshme politike të stepen, por pritshmëria është që të kemi rritje në krahasim me vitin e kaluar.”-tha Sinaj.
Sinaj thotë se bashkia ka marrë masa për një sezon të ri të suksesshëm, por nga ana tjetër kërkon mbështetjen e qeverisë për disa problematika që hasen në qytetin turistik.
“I kemi kërkuar Ministrisë së Kulturës të marri masat për ndërtimin e banjave publike në Kalanë e Beratit, është një kërkesë e ripërsëritur nga ana jonë si bashki.”-shtoi ai.
Berati ofron turizëm gjithëvjetor, por kulmin e vizitorëve e arrin nga marsi në shtator.
Mbi 75 mijë persona vizituan muzetë e Beratit gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që numri i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO besohet se ka qenë shumë i madh.